TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 21:43

Kush e masakroi avokatin?/ Bushati: Krim amator që ne të mendojmë sikur ka ndodhur për çështje prone

Shkruar nga Pamfleti

Kush e masakroi avokatin?/ Bushati: Krim amator që ne të mendojmë

Goditja e avokatit Sokol Mëngjesit, ka pas vetes shumë pikëpyetje.

Për analistin Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, krimi më shumë të le përshtypjen e një krimi amator, që të bëjmë të mendojmë sikur është për çështje prone.

Sipas tij, policia politike duhet të jap përgjigje kësaj ngjarje.

Nuk i besoj se nuk kanë dhënë fakte as Saliu, as Argita, por këto pyetje këta duhet të japi përgjigje. Kjo policia që ka treguar se është politike, e paskrupullt në fshehje dhe manipulim provash, kur del lideri i opozitës, duhet të jap përgjigje këtyre pyetjeve.

Sepse mu ai nuk më duket krim profesionist, por me duket krim amator fiks që ne të mendojmë sikur ky krim ka ndodhur për çështje prone. Çdo njeri që ngre këtë hipotezë ka të drejtë të marrë një përgjigje nga kjo hipotezë”, tha ai.

Lini një Përgjigje