TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 21:25

“Bëhet fjalë për një konflikt disa mujor”, Taulant Balla tregon pse nuk u parandalua nga Policia dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Pamfleti

“Bëhet fjalë për një konflikt disa mujor”,

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e së mërkurës në Tiranë.

Në emisionin “Opinion”, Balla tha gjendja shëndetësore e avokatit mbetet e rëndë, ndërkohë që po merr trajtim mjekësor.

Ministri vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se ngjarja nuk u parandalua pasi nuk kishte asnjë sinjalizim për konfliktin.

Shpresoj që Mëngjesi ta kalojë këtë moment të vështirë. Kam komunikuar me doktorët që po e trajtojnë. Deri të hënën mendojë se mund të jetë në rrezik për jetën, nëse kalon e hëna shërohet. Ajo që për ne është e rëndësishme… Bëhet fjalë për një konflikt disa mujor. Kam dhe të drejtën që është një ngjarje e rëndë, por brenda disa orëve Policia e Shtetit, kemi arritur të arrestojmë autorin kryesor dhe porositësin. Një ngjarje e tillë është e vështirë ta parandalosh nëse nuk ke sinjalizime paraprake. Qytetarët konflikte të tilla duhet t’i sinjalizojnë në kohë pranë komisariateve. Falë sinjalizimeve kemi arritur të parandalojmë 71 ngjarje të rënda. Në këtë ngjarje personi kryesor që ka goditur dhe porositësi janë arrestuar, të tjerët njëri ka shoqëruar me makinë dhe në shikimin tim… Unë mund të them që kam patur një komunikim me drejtuesit të policisë dhe kam bërë të qartë se e djeshmja ka qenë një test i rëndësishëm për Policinë e Tiranës. Më vjen mirë që qytetarët kanë kuptuar dhe personat me rekorde kriminale, që kur del në rrugë RENEA zgjedhin të dorëzohen”, tha Balla.

Lini një Përgjigje