
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e ka cilësuar sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si një ngjarje shumë të rëndë.
Ai u shpreh se këto ngjarje kanë nevojë për një analizë ndërsa u shpreh se kamerat janë të rëndësishme dhe se kamerat e institucionit të kopshtit ishin me rezolucion të ulët dhe kërkoi që të merren masa.
“Po mos të ishte ai qytetari nuk do të kishim identifikim. Kamera e shkollës është e dobët dhe duhet të jetë përgjegjësi e atyre që e instalojnë dhe atyre që mbajnë. Kamera nuk është vetëm për të trembur, në ngjarje duhet dokumentuar. Gjëja e parë policia bën sekuestrimin e pamjeve se futet te dosja hetimore. Edhe në zemër të Tiranës ka pasiguri. Siguria është cenuar në një nga zonat më të rëndësishme. Aty kanë ndodhur dhe vrasje, kemi vrasjen e bankierit. Kemi rastin e të shtënave te lokali në zonën e Bllokut. Ku ka elementë pasigurie”, tha ai në ‘Ora News’.
Lini një Përgjigje