
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sa i përket sigurisë në vend, pas ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht avokati Sokol Mëngjesi.
Balla thekson se mbi ligjin nuk mund të jetë askush më i fortë.
Më tej, ministri Balla ka deklaruar se janë shtuar kontrollet nga Policia e Shtetit si dhe goditjet ndaj individëve apo grupeve kriminale.
“Mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Rritja e kontrolleve, hetimeve dhe goditjeve ndaj individëve dhe grupeve kriminale nga Policia e Shtetit, SPAK etj po krijon më shumë siguri për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë. Përgëzime Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier e Durrës për operacionet e 24 orëve të fundit”, u shpreh Balla.
Lini një Përgjigje