
Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhuna barbarisht dje.
Mjeku tha se gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rënduar por stabël, dhe se 72 orët në vijim janë shumë të rëndësishme.
“Avokati u shfaq me një traume koke. Në momentet e para ishte koshient, me kalimin e kohës çdo gjë filloj të rëndohej. Ishte shumë i axhituar dhe më pas filloi të humbiste dhe koshiencën. Në këto kushte vendosëm që pacienti të intubohej.
Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja pothuajse është stabël, megjithëse vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgët, dhe sot është evidentuar një rënie e edemës, dhe në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë”, u shpreh ai.
Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore. Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici ditën e djeshme.
Lini një Përgjigje