TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 16:11

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Visha: Autorët kanibalë, 'tentativa e vrasjes' dënohet të paktën 20 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Visha: Autorët kanibalë,
Avokati Saimir Visha ka komentuar dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Saimir Visha tha se krimi ka marrë një revansh ndaj organeve të drejtësisë.

Ai shtoi se kjo ngjarje është në vijim të ngjarjeve të mëparshme, ndërsa risolli një vëmendje gjyqtarin në Shkodër që iu vendos lëndë plasëse në derën e shtëpisë, si dhe një tjetër avokat që është kërcënuar.

“Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi nuk ka lidhje fare me ish-Kryeministrin, por me detyrën e avokatit. Kjo çështje nuk erdhi rastësisht dje, por duhej të ishte zgjidhur më përpara që të mos vinim në këtë gjendje ku ndodhet sot profesor Mëngjesi”, tha Visha.

Duke i cilësuar autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si kanibalë, Visha tha se ata s’mund të dënohen për plagosje të lehtë, apo sikur ka ndodhur diçka e zakonshme.

Ai tha se prekja e çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë duhet të ketë një ndëshkim më të rëndë penal.

“Në rastin konkret kemi një tentativë vrasje, dhe një tentativë vrasjeje me paramendim, dënohet jo më pak se 20 vjet burgim. Jo më kot është përcaktuar vendi, jo më kot u organizuan këta persona, jo më kot ai u godit në kokë, pra nuk kemi plagosje të lehtë, por kemi një tentativë vrasje me paramendim”, u shpreh Visha.

Ndër të tjera, avokati Saimir Visha tha se forcat politike nuk duhet të ngjyrosin këtë ngjarje.

saimir visha

Lini një Përgjigje