
Një 63-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në afërsi të Farkës. Policia bën me dije se ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital.
“Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje