
Gazetari Ervis Hasanaga, i arrestuar për lajme të rreme me qëllim denigrimin e drejtuesve të policisë, është shprehur i penduar në polici.
Ai ka pranuar se ishte i vetëdijshëm për punën që po bënte, por i duheshin paratë.
“Jam bërë pishman për këtë punë. E kuptova që ishte e rrezikshme, por më duheshin paratë. Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, shprehet ai.
Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit (shqipneës.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.
Lini një Përgjigje