TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 12:35

Aksident i rëndë në Zvërnec, përplasen kokë më kokë makinat ku udhëtonin maturantë; 2 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Zvërnec, përplasen kokë

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Dy automjete ku udhëtonin maturantë janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në Zvërnec.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Të plagosur kanë mbetur dy maturantë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë. Dy maturantët e plagosur, një djalë dhe një vajzë, janë dërguar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tyre. Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Lini një Përgjigje