TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 11:24

Vetëvrasja e gruas me tre fëmijët në Shkodër/ Erdgys Arrazi del i qeshur para gjykatës, shoqërohet nga familjarët

Shkruar nga Pamfleti
Vetëvrasja e gruas me tre fëmijët në Shkodër/ Erdgys
Erdgys Arrazi

Ditën e sotme po mbahet në Gjykatën e Apelit seanca për Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët.

Procesi drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Erdgys Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që janë të pranishëm janë edhe familjarë të tij.

 39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit.

39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit.

Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. 

 

erdgys arrazi shkodër

Lini një Përgjigje