Janë publikuar fotot e tre të arrestuarve të ditës së sotme nga policia, për shkak të publikimit të të dhënave të rreme në lidhje me zyrtarë policor.
Mësohet se shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Lini një Përgjigje