
Dritan Nano, i cili akuzohet si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka mohuar të ketë qenë ai porositësi, teksa ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, tha ai.
Policia disponon prova të mjaftueshme, se ky person është implikuar në këtë ngjarje.
Nano ishte në një çështje gjyqësore për një pronë të Kopshti Botanik në Tiranë, bashkë me familjarë të tjerë, ndërsa mësohet se ai e kishte humbur gjyqin. Ndërkohë, avokati Mëngjesi ishte përfaqësuesi ligjor i një prej familjarëve. Po ashtu Nano ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha.
Kujtojmë se si të akuzuar për përfshirje në ngjarje janë; organizatori i sulmit: Dritan Nano (i arrestuar), Dorian Alia, që u vetëdorëzua, ndërsa në kërkim janë: Elton Kasaj, Romario Tabaku si dhe Drivald Alia.
Lini një Përgjigje