TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 14:00

SPAK i bie qemanes/ 3 ditë pas urdhër-arrestit, Ervin Mata hap biznes të ri; “Parkim-Ekspo” me 1000 poste te kulla e tij

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i bie qemanes/ 3 ditë pas urdhër-arrestit, Ervin Mata hap biznes
Ervin Mata /

Krye trafikanti Ervin Mata, vazhdon shet e jep mjedise me qira te kulla 100 metër e lartë, po ndërton kulla e pallate të tjera në Tiranë, resorte e vila në bregdet me kompaninë “Victoria Construction”, ndërsa te hoteli i tij “Victoria” në Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme, Policia, SHISH e Kryeministria kanë zhvilluar 78 konferenca...

Nuk mund të mohohen, goditjet që ka dhënë e po jep SPAK gjatë drejtimit nga Altin Dumani, kundër korrupsionit, trafiqeve dhe sekuestrimit të pasurive; por nuk mund të pranohet, që SPAK po lejon të vazhdojnë bizneset dhe nuk u sekuestron pasuritë, disa krerëve të trafikimit të drogës.

Përveç Trifon Muratajt të “Bana King”, rast tipik konkret që po lejohet nga SPAK, është krye trafikanti Ervin Luan Mata, i njohur si “Princi i kaltër” i këngëtares Elvana Gjata, të cilën e ka përdorur si llogari bankare e “lavatriçe” të milionave të drogës, ndërsa Edi Rama po e përdor si “çingie” tallavaje në takimet me diasporën.

Fakti është ky: Më 20 nëntor 2023, SPAK urdhëroi arrestimin krye trafikantit Ervin Luan Mata, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal trafiku droge, pastrimi parash me kulla, hotele e HEC-e dhe porositje e realizim vrasjesh me pagesë.

Por Ervin Mata, përveçse u njoftua të arratisej dhe nuk u arrestua, sepse ka lidhje familjare e biznesi me kryeministrin Edi Rama; SPAK jo vetëm nuk po i sekuestron pasuritë e bizneset, por po e lejon t’i shtojë bizneset, duke marrë tenderë e licenca nga qeveria.

Konkretisht, më 22  nëntor 2023, SPAK deklaroi se kishte nisur evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të Ervin Matës, të familjarëve të tij dhe bashkëjetueses Elvana Gjata, por deri tani nuk i është sekuestruar as “1 gozhdë”.

Më 23 nëntor 2023, vetëm 3 ditë pas urdhër-arrestit dhe 1 ditë pas urdhrit, për bllokim-sekuestrimin e pasurive të tij; krye trafikanti Ervin Mata ka krijuar kompaninë “Parkim Ekspo Sh.p.k”, regjistruar 100% në emër e pronësi të babait Luan Mata.

SPAK i bie qemanes/ 3 ditë pas urdhër-arrestit, Ervin Mata hap biznes

Është biznes me 1000 poste parkimi e njësi shërbimi, në 5 katet nëntokës e sipërfaqen mbi-tokë, te kulla 100 metër e lartë, që Evin Mata, ka financuar dhe ndërtuar me 50 milionë Euro droge, te ish-ekspozita “Shqipëria Sot”, midis Drejtorisë së Policisë e Gjykatës-Tiranë.

Objekti i këtij biznesi me 5 kate nëntokë, është dhënie me qira parkimi mjeteve, njësi shërbimi për import-eksporte mallrash, call-center, depo ilaçesh, zyra menaxhimi të pasurive të pa luajtshme, zyra ekspertësh kontabël, bilardo etj.

Ndërsa 32 kate të kullës i kanë restorante, njësi tregtare, zyra biznesi, hoteleri, apartamente banimi të shitur e me qira; nga të cilët, krye trafikanti Ervin Mata fiton mijëra Euro çdo muaj.

Ndërsa SPAK, që më 22 nëntor 2023, deklaroi se ka hetuar dhe do sekuestrojë pasuritë e Ervin Matës e familjarëve të tij, vazhdon “i bie qemanes” e nuk po vepron, siç veproi me sekuestrimin e HEC-it të krushkut Erzen Breçani.

Kry-trafikanti Ervin Mata, vazhdon shet e jep mjedise me qira te kulla, po ndërton kulla e pallate të tjera në Tiranë, resorte e vila në bregdet me kompaninë e tij “Victoria Construction Sh.p.k”, me lejet që i jep Babloku.

Por dhe merr tenderë miliona e bënë biznes me “Hotel Victoria” në Tiranë, ku 78 herë kanë zhvilluar konferenca Prokuroria e Përgjithshme, SHISH dhe kanë bërë orgji e bankete private shefa të kryeministrisë, policisë e ministrive./Pamfleti

SPAK i bie qemanes/ 3 ditë pas urdhër-arrestit, Ervin Mata hap biznes

ervin mata parkim ekspo urdhër arresti spak

Lini një Përgjigje