TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 15:11

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Softa: Le të krijohet xhandarmëria

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Softa: Le të krijohet xhandarmëria

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ai nënvizon se agresorët e kanë planifikuar ngjarjen më parë dhe tani mbetet të shihen komunikimet telefonike nëse ka pasur kërcënime në telefonin e Mëngjesit.

"Planifikimi ka qenë me paramendim. Nuk ka qenë një konflikt i momentit. Për ta goditur atë fizikisht. Dyshohet se mund të ketë doreza. Ka goditje me këpucë pasi ka rënë, që tregon se edhe mund ta eliminonin. Nuk e dimë nëse do jetë në gjendje të dëshmojë më pas. Pavarësisht se motivet e ngjarjes janë të qarta. Fakti që çështja ka ndjekur rrugën ligjore, duke fituar të dy shkallët, për të marrë pjesën e fituar të punë së tij, nëse ka pasur kërcënime, besoj se të gjithë avokatët kanë kërcënime. Është punë  vështirë. Nëse do kishim denoncim në komisariat, do kishim dhe reagim institucional për mbrojtje. Tani mbetet në hetim dhe nëse ka paSur përmes komunikimeve telefonike gjurmë të kërcënimeve”, tha ai për “ReportTV”.

Softa tha se nëse raste të tilla nuk mbulohen nga policia, atëherë le të krijohet një xhandarmëri.

"Kamerat që tregojnë nga brenda janë me rezolucion të dobët. Imagjinoni në kushtet e motit të rëndua apo errësirë. Kamerat në këtë moment e kanë ndihmuar shumë strukturën policore, por edhe mbledhja e dëshmitarëve të mundshëm. Është zona më me densitet të kamerave. Në këtë zonë të bllokut është zona ku ndodhin më shumë ngjarje. Zona e bllokut ka më shumë intensitet dhe është përqëndruar aktivitet i paligjshëm, trafiku i narkotikëve dhe pastrim i parave. Grupet i kanë përdorur këto zona, që është me shkallë të lartë rreziku.

Ata janë persona që njihen. E dinë shumë mirë ku banon, frekuencën e lëvizjen. Kanë gjetur këtë moment. Duke menduar që niveli i kamerave ka qenë më i vogël. Kanë zgjedhur veshje të zeza. Nëse nuk mbulohet nga struktura e policisë së shtetit le të krijohet xhandarmëria. Në Itali seksione që nuk i mbulon dot policia i ka xhandarmëria”, shprehet eksperti.

Lini një Përgjigje