TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2024, 17:09

Makinat e braktisura do të zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e lirë ekonomike sjell 5-7 mijë punësime

Shkruar nga Pamfleti

Makinat e braktisura do të zhvendosen në Farkë/ Veliaj: Zona e
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të miratohen projektvendime me karakter social, tha se zona e lirë ekonomike e Tiranës është një projekt që ka filluar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u ndal në problemin që krijohet me makinat e aksidentuara, apo bllokuara, që parkoheshin në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pranë Marubit, nga policia rrugore, apo për makinat e braktisura që i gjejmë të parkuara në rrugë të ndryshme të Tiranës.

“Këto makina ne mund t’i zhvendosim pikërisht në terrenin në Farkë, duke pastruar kështu nga të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës, nga makinat e braktisura. Janë qindra raste të tilla, ndoshta janë automjete që nuk kanë asnjë vlerë, as për pronarin që t’i çojë te Kurumi në Elbasan”, theksoi Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj tha se ka një interesim nga kompanitë gjermane, izraelite dhe japoneze për zonën e lirë ekonomike në Tiranë.

“Tashmë e kemi marrë licencën nga Qeveria, kemi bërë investimin në fazën e parë, ka filluar përgatitja e të gjitha lotëve, kemi nisur fushatën e promovimeve. Bëhet fjalë jo për kapanone ku do të punohet në fasoneri, por për teknologji të reja, pra gjëra që janë punët e së ardhmes me rroga shumë të mira”, tha Veliaj.

Gjithashtu Veliaj tha se po punohet lidhur me infrastrukturën rrugore në mënyrë që krahu i punës të mos kufizohet nga mungesa e infrastrukturës.

“Për të realizuar këto punë ne duhet të krijojmë një kompani, që do të ndjekë të gjithë këto procese, që lidhen me zonën e lirë ekonomike”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se te zona e lirë ekonomike, referuar rasteve në Shkup, edhe Tetovë edhe në Athinë, gjykon se pozita gjeografike në Tiranë është më e favorshme, ndërsa shtoi se mund të kemi 5 deri në 7 mijë punësime.

veliaj

Lini një Përgjigje