
Gjendet shqiptari Leo Roçi, i cili u shpall i zhdukur 10 ditë më parë.
Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Rocit se ai i ka kontaktuar nga Italia ditën e sotme.
Roci u shpall i humbur ditë më parë dhe ishte parë për herë të fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Raportohet se familja e tij ka kontaktuar zyrën e Ministrit të Brendshëm për të njoftuar se Roci i ka kontaktuar nga territori italian.
Familja Roci ka falënderuar Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Rocit.
Lini një Përgjigje