
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një intervistë u shpreh se janë mbi 100 mijë ‘viktima’ që kanë rënë brenda kurthit të mikrokredive. Sipas tij, është më keq se ajo që ndodhi në vitin 1997. Deklaratat u bënë në “Ora News”.
Buxhuku: Në fakt nuk është e çuditshme, por është e dhimbshme. Për të kuptuar që ne në 30 vite nuk kemi mësuar.
Është e dhimbshme fakti që nuk kemi mësuar edhe pse kemi humbur, sepse në fakt qenia njerëzore mëson nga humbjet.
Ne humbëm shumë në 97’, në çdo aspekt dhe pas pothuajse 30 vitesh më mbrapa ne përsëri jemi në të njëjtën spirale.
Në 97’, përmasat kanë qenë shumë herë më të mëdha. Tani janë me dhjetëra, mijëra, mbi 100 mijë thonë ‘viktima’ që kanë rënë brenda këtij kurthi të mikrokredive.
Sepse nuk dihet saktë edhe numri në fakt se sa janë përfshirë brenda.
Por përsëri për nga volumi, është me ulët se në vitin 1997.
Në 97’, gjithçka ndodhi jashtë institucioneve financiare, pra nuk ishin të licensuara nga institucionet, nga Banka e Shqipërisë e asaj kohe.
Pas 30 vitesh është ironike që përsëriten të njëjtat fenomene, por tashmë brenda sistemit financiar.
Lini një Përgjigje