
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. I ftuar në “Të Pakespozuarit”, ai u tha se ka dyshime se autorët mund të dalin jashtë vendit. Sipas tij, gjyqi është bërë mes kompanisë që ka ndërtuar kullat te liqeni dhe familjarëve që kishin pronën. Sipas tij, avokati duhej të merrte një apartament mbi 100 metër katror, si shpërblim për fitimin e gjyqit, por familja e Dritan Nanos nuk ka pranuar dhe kjo solli dhunën.
“Fillimisht u zbulua njëri prej autorëve dhe më pas tret ë tjerët, që janë ende në kërkim, ka shpërblim 20 mijë euro.
Dyshimet janë që edhe mund të largohen nga vendi, policia po bën përpjekje për të patur kujdes të shtuar në pikat kufitare.
Policia ka kontaktuar miq dhe të afërm të avokatit, që i kanë dhënë të dhëna për një çështje që ka patur prej vitesh.
Kjo çështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.
Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës. Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.
Avokati e fiton çështjen dhe ju jep certifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën”, tha ai.
Lini një Përgjigje