
Ish-deputeti demokrat Myslim Murriz ka bërë një deklarata të fortë mbrëmjen e sotme.
Sipas tij, një prokuror i SPAK është kërcënuar me SMS nga një funksionar i lartë i shtetit.
Sipas Murrizit, zyrtari i lartë i shtetit i cili është nën hetim ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.
“Një nga këta jo bota e krimit por krimbat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimbat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq. Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë”, tha ai në “Syri TV”.
Lini një Përgjigje