Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish administratorit të kompanisë DIA Kastriot Ismailaj, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta është vetmi i ndëshkuar për këtë çështje.
Më datë 8 maj të vitit 2018, Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.
Ismailaj u dënua për kryerjen e veprës penale “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të CEZ.
Ai u akuzua se mori nga kompania CEZ rreth 6.5 milionë dollarë, për një shërbim të cilën nuk e kishte kryer.
Lidhur me vendimin e Apelit të Tiranës, Ismailaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u rrezua nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Valbon Çekrezi.
Kastriot Ismailaj u lirua nga burgu i Fierit më datë 7 shtator të vitit 2023, pas 9 vitesh nga momenti i arrestimit të tij.
Kush është Kastriot Ismailaj?
I konsideruar si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, më shumë se dy vite pas arrestimit, konkretisht në tetor të vitit 2017, për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.
Në maj të vitit 2018, Gjykata Apelit të Tiranës la lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA. Në maj të vitit 2021, Gjykata e Lartë i rrëzoi Ismailaj për të hequr sekuestron mbi 5 milionë euro të konfiskuara, produkt i aferës CEZ-DIA.
Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vite e 6 muaj, që llogariten 3 vite e 9 muaj e për çdo vit burg, e për çdo vit burg, Kastriot Ismailaj ka pasur mundësi për të përfituar ulje dënimi.
Dëshmi dhe dokumente të zbuluara pas arrestimit, kanë konfirmuar se Kastriot Ismailaj ishte thjeshtë një zbatues i skemës së vjedhjes mes CEZ dhe kompanisë DIA me mbledhjen e borxheve të CEZ, dhe se pas tij qëndronte Ilir Meta.
Lini një Përgjigje