TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 18:32

“Kokë e qelbur e krimit”, Romeo Kara “shpërthen” kundër Metës: SPAK ta kishte kapur për veshësh që majë paraleles, boll e toleroi

Shkruar nga Pamfleti

“Kokë e qelbur e krimit”, Romeo Kara

Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.

Kur të flet Meta për moral është për t’i rënë murit me kokë.

SPAK ka bërë gabime të mëdha se duhet ta kishte kapur Metën në majë të paraleles për veshi me gjithë familjen e vetë që e ka zhytur në krim. Me gjithë bandën LSI, që nëse i merr 1 më 1 ish drejtorët që edhe kur nuk kishin njerëzit para për të paguar për të hyrë në punë punonin 6 muaj falas e pastaj vazhdonin punën. Kur të flet Meta për moral është për t’i rënë murit me kokë. Për këtë ka faj SPAK që rri nga 7 vjet dhe i vjen vërdallë këtij personi. Që duke i ardhur vërdallë këtij i është mbushur mendja se është i paprekshëm. Dhe guxon ky merret dhe me Amerikën. Se ai tallet me këta të huajt. Është miliarder. Një njeri që ka bërë krime. Jam dakord me Berishën që nja dy i ka lënë te mali me gropa. S’ka lënë gjë të zezë pa bërë del e na shet dokrra. Se nuk e njohim ne ilir Metën apo ilir Metajn”, tha Kara në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj në “Studio Live”.

Të pashpresë e konsideroi juristi Metën, ndërsa zhurmën që ka krijuar së fundi ia atribuoi pasigurive që ai ka.

Për herë të parë që u janë plotësisht dakord me Berishën që ai është një kokë e qelbur dhe një kokë e krimit. Besoj se ky kokë 18 cepësh për mua që është kokë e qelbur dhe e krimit është thjesht i pashpresë. E kam thënë se personi më i zhurmshëm nuk është më i forti por më i pasigurti. Ai e shef të ardhmen e tij katastrofë", tha ai.

Lini një Përgjigje