TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 17:46

Karamuço nxjerr detajet e forta: Prokuroria ka vënë nën hetim efektivët e “Shqiponjave”, janë të zhytur në trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço nxjerr detajet e forta: Prokuroria ka vënë nën

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në operacionin anti-drogë “Tempulli 3” me 25 të arrestuar, kishte edhe policë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Në një intervistë në ABC News, Karamuço u shpreh se grupe brenda policisë, kryesisht të partullave të përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë përfshirë.

Ervin Karamuço: Pas metamorfozës 1 dhe 2, sigurisht është ndërruar krahu i punës, kanë ardhur punëtorë të rinj, janë rekrutuar rishtazi që pas muajit nëntor, shumica e tyre. Prapë ne kemi punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë. Këta kanë pasur rolin e garantit dhe të orientimit. Aktualisht që ne flasim,  ka një hetim jo vetëm për grupe të përziera, por edhe për grupe të mirëfillta brenda Policisë së Shtetit, me policë të patrullave të përgjithshme dhe atyre “Shqiponjave”, që merren me trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kjo po hetohet aktualisht, do jetë fitore shumë e madhe, përveçse pastrojme perimetrin dhe territorin e shkollave, pastrojmë edhe perimetrin e Policisë së Shtetit. Ne kemi një sfidë disa vite, që Malësia e Krujës vazhdon ende me kultivimin e lëndëve narkotike, kanabis. Ende Policia e qarkut Durrës, që mbulon edhe Krujën, nuk e ka displinuar këtë lloj zone për të mos pasur më kultivim të lëndës narkotike. Ne kemi filluar procesin e vëzhgimit ajror me dronët Bayraktar, por ne e kemi lançuar prej disa ditësh këtë, sikur i kemi thënë trafikantëve merrini fshini çfarë keni. Duhet të ishte diçka sekrete, e mirëmenduar. Kam qenë dëshmitar okular, janë arrestuar dy persona në zgjatimin e bulevardit “Zogu I”. Janë gjetur edhe kokainë. Lufta e madhe është për drogërat sintetike, është një tjetër problem. Në këto makina janë gjetur edhe lëndë të tjera sinotrope dhe sintetike. Apeloj për Policinë e Shtetit që këto operacione të jenë të kujdesshme.

Lini një Përgjigje