
Gazetari Basir Çollaku ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet PD. Sipas tij, shumë deputetët janë të kënaqur me izolimin e Sali Berishës.
Gazetari shkruan se ata po shfrytëzojnë arrestin shtëpiak për ta kthyer partinë në një dyqan ku shitet e blihet.
“Në Partinë Demokratike, Doktor Berisha është akoma kontrata e vetme e besimit me demokratët. Shumë të tjerë lidership në tentativë, janë të kënaqur që Lideri është në arrest dhe shfrytëzojnë kohën për ta shndërruar PD-në, në Supermarket. Transparenca dhe Zoti, janë gjithnjë aty, për të VERTETËN. Unë jam aksioner në këtë aksiomë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje