TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 15:49

Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni fiskal, 1.3 milionë Euro në vit

Shkruar nga Pamfleti
Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni
Gjergj Luca /

Sipas ligjit, të gjitha pasuritë shtetërore që jepen nga qeveria me afat shfrytëzimi mbi 10 vite, quhen koncesione e duhet të regjistrohen si biznese me Nipt-e dhe bilance me vete në QKB e tatime; madje dhe aktivitetet që hapen brenda tyre, me objekt të ndryshëm nga koncesioni...

Sipas dokumenteve zyrtare të viteve 2015-2020, rezulton se kryeministri Edi Rama i ka dhuruar trafikantit Gjergj Luca, 6 pasuri me vlerë afro 3 miliardë Euro toka, objekte, troje, liqene e hapësira detare, për të cilat  ai ka paguar vetëm 6 Euro në total.

- Me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015 dhe me VKM Nr. 266, datë 29.03.2017, Babloku i ka dhuruar Gjergj Lucës, 105 mijë e 124 mijë të Bazës së Rezervave të Shtetit në Labinot të Elbasanit; nga të cilat, 25 mijë e 531 m2 janë ndërtesa, ndërsa 79 mijë e 593 m2 janë truall.

- Me VKM Nr. 526, datë 25.07.2019, Babloku i ka dhuruar Repartin Ushtarak në Gramsh, me sipërfaqe 28 mijë e 960 m2; nga të cilat, 4185 m2 janë ndërtesa e 24 mijë e 774 m2 janë truall.

- Me VKM Nr. 701, datë 30.10.2019, Babloku i ka dhuruar Gjergj Lucës, Parku Transportit të Minierës Hekur-Nikeli në Përrenjas, me sipërfaqe 10 mijë e 287 m2; nga të cilat, 1100 m2 janë ndërtesa, ndërsa 9196 m2 janë hapësira truall.

- Me VKM Nr.394, datë 09.06.2022, Babloku i ka dhuruar Gjergj Lucës, 4892 m2 sipërfaqe objektesh te ish-Kombinati i Sheqerit në Maliq, ku pa vendim qeverie, peshku Luc ka uzurpuar dhe 1800  m2 objekte e 2000 m2 hapësirë truall.

- Sipas njoftimit në Buletinin Nr. 54, datë 12.04.2021 të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Bujqësisë i ka dhënë Gjergj Lucës, sipërfaqen detare 4 milje katrore, për kultivim peshku në Kepin e Qefalit- Sarandë si dhe 8 mijë m2 hapësirë bregdetar për 99 vite pa pagesë.

- Më 17.09.2020, Ministria e Bujqësisë, i ka dhënë Gjergj Lucës, Liqenin e Xarrës në Butrint, për prodhim peshku e midhjesh me afat 30 vite dhe pa asnjë taksë në shtet.

Këto pasuri i janë dhënë me klientelizëm e pa garë, por sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga Ministria e Financave; këto pasuri janë përfshirë brenda kompanisë “Rozafa Sh.p.k”, për të fshehur të ardhurat e për të mos paguar taksa, pjesë fitimi e tatime në shtet.

Sipas ligjit, të gjitha pasuritë shtetërore që jepen nga qeveria me afat shfrytëzimi mbi 10 vite, quhen koncesione e duhet të regjistrohen si biznese me Nipt-e dhe bilance me vete në QKB e tatime; madje dhe aktivitet që hapen brenda tyre, me objekt të ndryshëm nga koncesioni.

Por Gjergj Luca, me fuqinë si klient e sekser i Bablokut, nuk i ka regjistruar si koncesione me vete, por i ka futur brenda guackës së firmës “Rozafa”, pa pasqyruar asnjë të dhënë e bilanc për to, ndërsa tatimet e lejojnë, ngaqë e dinë se peshku Luc ka lidhje të ngushta me Bablokun.

Por brenda fabrikës së peshkut “City Fish” në Labinot- Elbasan dhe te fabrika e peshkut “City Fish” në Maliq, Gjergj Luca ka hapur dhe restorante e hotele; të cilat, sipas ligjit duhet të kenë Nipt e bilance tatimore me vete; por nuk i ka regjistruar, madje ka dhënë dhe objekte me qira, ndërsa vetë nuk paguan asnjë qindarkë në shtet.

Sipas llogarive të sektorit fiskal në Ministrinë e Financave, rezulton se Gjergj Luca, duke fshehur 6 koncesionet brenda firmës “Rozafa”, nuk i paguan, ose më saktë i vjedh shtetit 1.3 milionë Euro detyrime në vit./Pamfleti

Dokumente:

Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni

Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni

Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni

Luci fsheh 6 koncesione brenda guackës “Rozafa”; evazioni

gjergj luca rozafa evazioni fiskal

Lini një Përgjigje