
Gazetari Sokol Bregu deklaroi se kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të dalë me emra konkretë në lidhje me eksponentët e inkriminuar në Policinë e Shtetit.
Bregu thekson se nëse kreu i SPAK njeh persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe i lë në detyrë ende, sipas tij kjo është e pafalshme për sigurinë publike.
“Akuzën duhet ta vërtetojë me prova z.Dumani. Nëse z.Dumani njeh persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe i lë në detyrë, kjo do ishte e pafalshme për rendin dhe sigurinë publike. Nëse i referohet rasteve që mund t’i ketë në hetim, apo të disa personave të arrestuar që kanë qenë ‘uniforma blu’, ka pasur disa arreste në polici, por s’mund të kemi përgjithësim. Sepse unë njoh një numër të lartë oficerësh policie, që drejtojnë sektorin e tyre, që janë njerëz me reputacion më të madh, jo vetëm brenda Policisë së Shtetit, por edhe në shoqërinë shqiptare”, theksoi gazetari Sokol Bregu në MCN.
Sipas Bregut, vetingu në Policinë e Shtetit duhej bërë në një mënyrë ndryshe.
“Vetingu ishte një proces që s’shkoi deri në fund. Ishte i ndërtuar keq. Duhej bërë ndryshe, a ka ndonjë akuzë mbi këta dhe hetimet. Ç’është ky proces Vetingu që ke 2 apo 3 milionë lekë të pajustifikuara. Inkriminimi është shqetësues, a është rritur jashtëzakonisht. Z.Dumani duhet të jetë i hapur me publikimin e emrave, është prokuror, jo gazetar investigativ. Z. Dumani duhet të ishte më i qartë në deklaratat e tij”, tha Sokol Bregu .
Sakaq gazetari foli edhe mbi konfliktin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj, duke theksuar se konflikti është i zgjeruar, duke i tejkaluar përmasat e një konflikti brenda punës.
“Është fshehje apo ndikim, janë dy gjëra shumë të ndryshme. Mua s’më shqetëson fakti a i ishte apo jo në komunikatën e përditshme, por si u ndoq hetimi. Ka një problem, i godituri a ka bërë kallëzim, apo edhe ai do të tërhiqet. Në dijeninë time është raportuar si e tillë dhe të dyja palët duan të pajtohen. Ka diçka më tepër në atë situatë. I tejkalon përmasat e një konflikti brenda punës. Është një konflikt më i zgjeruar, dhe prandaj edhe i dëmtuari s’ka dashur të jetë vëmendje”, u shpreh gazetari
“Fakti që ka qenë burri i ministres mund të ketë pasur ndonjë mënyrë ndikuese për të mos ta bërë publike. Por çdo gjë lidhet me hetimin, a po bëhet hetim mbi çështjen. Dosja është në prokurori, a po heton Prokurori apo jo, kjo është… A mund ta mbyllë çështjen me një pajtim mes palëve, mund ta mbyllë. Fakti që njëri është larguar jashtë Shqipërisë, edhe ai ka një problematikë në mendjen e tij, se mos kthehet dhe ndalohet”, shtoi Bregu.
Lini një Përgjigje