
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të pyetur me videokonferencë pesë dëshmitarët amerikanë Corneilos Henry 3, David Howell, William Merrit Hart, Sidney Macintyre dhe Rodney Taylor. Por ju pranua alternativa tjetër që ofruan avokatët e tij.
Gjykata pranoi që dëshmitarët të pyeten me letër-porosi, duke zvarritur më tej procesin. Bëhet fjalë që gjatë pyetjes së dëshmitarëve, i pranishëm të jetë edhe një amerikan tjetër që do të përfaqësojë interesat e ish-ministrit të Mbrojtjes nën akuzë për shpërdorim detyre.
Pyetjet për të cilat palët kanë rënë dakord më herët përfshijnë aktivitetin e kompanisë Saç përgjatë demontimit të municioneve në Shqipëri, nëse ka pasur apo jo aktivitet të pezulluar nëse kishin apo jo njohje me ish-ministrin, por edhe me personazhe të tjerë të përmendur më herët.
Në seancë pati debate mes mbrojtjes që kërkuan lidhjen mes akuzave dhe provave të SPAK, por morën përgjigje nga prokurori i çështjes “Gërdeci 2” se si provë vlerësohet shkaktimi i dëmit nga tragjedia e 15 marsit.
Seanca e radhës do të mbahet në datën më 15 maj në orën 10:00.
Lini një Përgjigje