TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2024, 18:05

Qeveria konfirmon fundin e monopolit të pullave fiskale, shërbimin e ofron Shtypshkronja e Letrave me Vlerë

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria konfirmon fundin e monopolit të pullave fiskale, shërbimin e

Qeveria ka konfirmuar se nuk ka rinovuar marrëveshjen për koncesionin e pullave fiskale.

Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave përfundon në datën 31 dhjetor 2024.

Shërbimin do ta ofrojë ofron Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, sipas një vendimi të marrë sot nga qeveria. “Në vendimin nr.1497, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shtypjen e letrave me vlerë”, tё ndryshuar, pas pikës 2, shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje: 2.1. Nga data 1 janar 2025 e nё vijim, autorizohet shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a., pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, sipas kuptimit në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë, kundrejt pagesës. 2. Ministria e Financave i kalon pa pagesë shoqёrisё “Shtypshkronja e Letrave me Vlerё”, të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari, sipas pёrcaktimeve tё kontratёs koncesionare “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të pullave fiskale”, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions SA” e “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k.”, tё miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011, dhe të ndryshuar me ligjin nr.17/2023”, thekson VKM.

Koncesioni i pullave fiskale duhet të përfundonte në 6 shkurt 2023, por Kuvendi vendosi që ta shtynte atë deri në dhjetor 2024.

Zgjatja e afatit shkaktoi pakënaqësi te bizneset , të cilat u ankuan se ky koncesion vetëm sa kishte shtuar ngarkesën fiskale dhe nuk i kishte shërbyer qëllimit të tij për të luftuar evazionin. Tarifa e lartë e pullave fiskale ishte kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese.

Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati rreth herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Ndërkohë, pretendimet e kompanisë ishin që kontrata të shtyhej për një afat 10-vjeçar, pasi nuk ishte realizuar komponenti i vendosjes së pullave fiskale te barnat.

Kontrata për vendosjen e pullave fiskale u miratua nga Parlamenti në shkurt të 2011-s dhe që nga ajo kohë është ndryshuar disa herë. Fituesi i koncesionit ishte “SICPA Security Solutions Albania”.

Lini një Përgjigje