TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2025, 16:58

Kodi i ri Penal, Andoni: Shqetësues, mungon transparenca

Shkruar nga Pamfleti

Kodi i ri Penal, Andoni: Shqetësues, mungon transparenca

Analisti Ben Andoni ka folur lidhur me ndryshimet në draftin e Kodit të ri Penal. Ai tha se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër ndërsa shton gjithashtu se mungon transparenca.

Sipas Andonit, një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor e politik, për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.

“Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca. Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rëndësishme të vendit. Një kod penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor moral dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar. Kodi i ri Penal do të jetë fat për artin”, tha ai.

Andoni foli gjithashtu për aktualitetin politik në vend dhe situata në opozitë. Ai theksoi se për momentin, opozita është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie. Sipas analistit, edhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara lidhur me situatën në të cilën ndodhet.

“Opozita është akoma e pa mbledhur dhe e fjetur. Për momentin asgjë nuk do ndodhë me PD, nuk shikoj ambicie. Për situatën në PD, duhet të bëhen analiza të thelluara. Krimi zgjedhor është shumë i madh, duhet të goditej”, përfundoi Andoni.

Lini një Përgjigje