
Teksa jemi në fluksin e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur numër të lartë udhëtarësh te cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet.
Sipas statistikave të një dite më parë, rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 3937 ndërsa kanë dalë 3428 shtetas.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë 5311 shtetas, ndërsa kanë dalë 4516 të tjerë.
Gjithashtu, sot në portin e Durrësit është vënë re një fluks i madh udhëtarësh që prisnin të niseshin për në Zvicër, pasi ka pasur vonesa të shumta për shkak të orareve të nisjes së trageteve.
Lini një Përgjigje