TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2025, 16:55

Po me pemën ç’patën xhanëm? Korreshi: Urdhër i Ramës për lirimin e hapësirave, e bënë qerose në gusht (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po me pemën ç’patën xhanëm? Korreshi: Urdhër i

E ndërsa Kryeministri Edi Rama poston në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësira publike, ku fadromat rrëzojnë tendat apo hekurishtet e vendosura nga biznese të ndryshme, ish-deputeti demokrat Saimir Korreshi ka publikuar një video ku në një nga lagjet e Lushnjes, është shprerë edhe një pemë.

“Ka dhënë urdhër Edi Rama të pritet pema”, shprehet Korreshi në videon e publikuar, ndërsa punonjës të Bashkisë Lushnje me një sharrë presin degët e një peme.

“Kjo pema këtu ka 40 vjet. Zë trotuar e hapësirë publike kjo pema këtu? Këtu është hije ke qejf të rrish. Në diell do na lënë ne këta. Ku është hapësira publike që zë kjo pema? Çfarë pune të prish kjo pema këtu. Nuk është as trotuar. Eshtë turp kjo punë. Në mes të gushtit ta lësh qeros?”, u shpreh Korreshi.

Lini një Përgjigje