![]()
Nga nesër moti do të destabilizohet , por nuk do të kemi ulje të theksuara të temperaturave. Në disa vende do të ketë rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullima. Kjo vlen për tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe bregdetin.
Në bregdet stuhi kalimtare më së shumti priten natën mes së shtunës dhe mëngjesin e hershëm të së dielës. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar mund të ketë zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me shkarkesa intensive atmosferike. Në jug më pak.
Rrebeshe të lokalizuara presim edhe në viset tjera kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke mos përjashtuar në disa ZONA edhe orët e natës.
E hëna sjellë stabilizim dhe përmirësim të motit, ndërsa në mes të javës së re do të ketë përsëri zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, kësaj radhe shumë më të përqendruara në bregdet.
Lini një Përgjigje