TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 18:41

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 milion lekë bashkinë Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 milion lekë

Bashkia e Vlorës është gjobitur nga IKMT 1 milion lekë lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme.

Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit.

Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

zjarr vlore vendgrumbullim

Lini një Përgjigje