TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 14:05

Sokol Çomo zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Shkruar nga Pamfleti
Sokol Çomo zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm
Sokol Çomo

Është zgjedhur me votë unanime kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo, i cili do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar.

Seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u zhvilluar sot në KPA, teksa Çomo fillon detyrën nga data 27 korrik.

Ai rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023.

Z.Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

sokol como kryetar kolegjit të posaçëm të apelimit

Lini një Përgjigje