TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 10:25

Skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli i GJKKO lë në burg inxhinierin që i dërgoi zarfin me para sekretares Joana Duro

Shkruar nga Pamfleti

Skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli i GJKKO

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Silvi Shehun, i cili u vu në pranga pas zbulimit të aferës me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë.

Shehu ishte inxhinieri i kompanisë së Vladimir Topit dhe dyshohet se i dha sekretares së MSH, Jonada Duro një shumë parash për llogari të këtij të fundit.

Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar kryesrkretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

Sipas SPAK, kjo e fundit është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topi.

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto. Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit.

spak joana duro skandali në ministrinë e shëndetësisë

Lini një Përgjigje