TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 09:28

Akuzat për korrupsion, falsifikime dhe mashtrim, BKH-ja kontroll banese Kreshnik Hajdarit me urdhër të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për korrupsion, falsifikime dhe mashtrim, BKH-ja kontroll banese
Kreshnik Hajdari

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, mësohet se janë nisur drejt Kuçovës, për të ushtruar kontroll në banesën e kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i cili po hetohet nga SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve, vulave dhe stampave.

Ndaj Hajdarit të Kuçovës ka edhe disa kallëzime të tjera për shkatërrim të zonave të mbrojtura me oligarkun Pëllub Salillari, për korrupsion, shpërdorim detyre, deri tek vjedhja e varreve.

Nuk dihet ende se në kuadër të cilit kallëzim penal do të ushtrohet kontroll në banesën ose banesat e kryebashkiakut të Kuçovës, i cili ka fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe një dënim në Greqi./Prapaskena

 

kallëzimet për korrupsion bkh-ja kontroll banese kreshnik hajdarit

Lini një Përgjigje