
Situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon të mbetet e rënduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët që dyshohet të kenë qenë të qëllimshme.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë qenë gjatë gjithë natës në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. E gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi.
Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve janë shtuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave për izolimin e flakëve.
Lini një Përgjigje