TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 07:36

Diell dhe temperatura deri në 34 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura deri në 34 gradë, njihuni me parashikimin e

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 14 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 34°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 34°C.

diell temperatura moti

Lini një Përgjigje