TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 08:59

Arian Çani zbulon sekretet: Rama s'ka asgjë personale me Fredi Belerin, e ka ftuar për drekë në Kryeministri

Shkruar nga Pamfleti
Arian Çani zbulon sekretet: Rama s'ka asgjë personale me Fredi
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani në emisionin ‘Now’  është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Ai theksoi se Rama nuk ka asgjë personale me Belerin, por i intereson Himara.

Më tej ai theksoi se një grup personash e duan Belerin në burg, për arsye të ndryshme.

“Sulltani i madh Edi Rama e ka ftuar për drekë Fredi Belerin në kryeministri së bashku me një grup personash disa vite më parë. Rama nuk ka asgjë personale me Belerin. Rama sot ka mbi 7 njerëz që quhen gazetarë por në fakt janë biznesmenë, të cilët për arsye të ndryshme duan që Beleri të qëndroj në burg.”- tha ai.

Policia e Shtetit arrestoi mesnatën e 12 majit Fredi Belerin, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës nën akuzën për blerje votash.

Fredi Beleri u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.

Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

gazetari arian Çani rama fredi beleri

Lini një Përgjigje