TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 08:59

Formulari/ Përse ministresha strategjike Olta Xhaçka e fsheh jetesën dhe 3 martesat jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti
Formulari/ Përse ministresha strategjike Olta Xhaçka e fsheh
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

 

Me ndihmën e mikneshës së saj Evgjeni Bashari, Kryetare e ILDKPI, nuk po publikon as formularin pasurive të vitit 2022-2023, me qëllim që të mos deklarojë ortakërin 50% me burrin si investitore strategjike te resorti në Himarë, si dhe hotel-sarajet, vreshtin 10 mijë m2 e punishten e pijeve në Leskovik...

Pas Ilir Metës, që veshi me mandat këshilltari e diplomati Almir Rrapon, bosin e një bande vrasësish, gjobëveniesh e trafiqesh të kërkuar nga Drejtësia Amerikane; Olta Xhaçka është ministrja tjetër e Jashtme, me lidhje aktivitetesh dhe  grupesh mafioze jashtë e brenda Shqipërisë.

Duhet të ketë arësye të forta, që ministresha Olta Xhaçka ka mashtruar në Formularin e Dekriminalizimit, duke mos deklaruar të dhënat e aktivitetit personal deri në muajin qershor 2009 kur është zgjedhur deputete.

Në pikën nr. 8 të formularit të datës 5 mars 2021, Olta Xhaçkës i është bërë pyetja: - A keni jetuar ndonjëherë më tepër se 1 muaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; dhe në cilin shtet, qytet adresë banimi e për çfarë arësye?

Kësaj pyetjeje, ministresha srategjike Olta Xhaçka, i është përgjigjur se nuk ka jetuar asnjëherë jashtë Shqipërisë me tepër se 1 muaj kalendarik radhazi.

Formulari/ Përse ministresha strategjike Olta Xhaçka e fsheh

Por Xhaçka ka mashtruar KQZ-në, Drejtorinë e Dekriminalizimit dhe Parlamentin, mbasi dokumentet që disponon e po publikon “Pamfleti”, vërtetojnë se Olta Xhaçka ka jetuar 15 vite jashtë Shqipërisë, nga viti 1993 kur ishte 14 vjeçe e deri në vitin 2008 kur ishte 29 vjeçe.

Ajo iku, pasi mamaja e saj Natasha Xhaçka, gjyqtare e Tiranës, u arratis familjarisht si person nën hetim e kërkim nga drejtësia shqiptare me Urdhër Nr. 1994/1 datë 26 prill 1993 të Policisë Kriminale, për veprën penale si pjesë drejtuese e një bande që blinte, rrëmbente, birësonte e trafikonte fëmijë 2-6 vjeç me vendime gjyqësore false.

Ministresha Olta Xhaçka, mashtron që nuk ka jetuar më shumë se 1 muaj jashtë Shqipërisë, kur në vitin 1993 ajo bashkë me familjen u arratisën në Qipro, pastaj në Greqi, ndërsa pas 2 vitesh shkuan në Francë dhe prej andej u vendosën në Massachusetts të SHBA.

Sipas CV-së dhe deklarimit pasuror të vitit 2011, Olta Xhaçka ka jetuar dhe ka punuar 8 vite në SHBA e siç thotë vetë, ka kryer dhe studimet në Universitetin “Clark” me vlerë 65 mijë USD.

Formulari/ Përse ministresha strategjike Olta Xhaçka e fsheh

Madje në Greqi në moshën 17-vjecare (viti 1996), Olta Xhaçka ka bërë martesën e parë me një biznesmen nga fshati i babait Anxhelo Xhaçka; ndërsa në SHBA u martua me djalin e Shemsije Kadria të firmës piramidale “Gjallica” e më pas bashkëjetoi me Olsi Ramën.

SPAK duhet të hetojë, se çfarë punësh të zeza po fsheh ministresha Olta Xhaçka, që ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, sikur gjatë 44 viteve jetë të saj nuk ka jetuar me shumë se 1 muaj jashtë Shqipërisë.

Kur sipas dokumenteve të firmosura para daljes së ligjit të dekriminalizimit, ajo deklaron se për 15 vite ka jetuar jashtë Shqipërisë, madje edhe gjatë viteve 2017-2022, ka qenë nga 2 muaj në plazhet e Greqisë, Spanjës e Tuqisë me burrin e katërt Artan Gaçi.

Përveç jetesës në Qipro, Greqi, Francë e SHBA, Olta Xhaçka, me ndihmën e mikneshës së saj Evgjeni Bashari, Kryetare e ILDKPI, nuk publikon as formularin pasurive të vitit 2022-2023, me qëllim që të mos deklarojë ortakërin 50% me burrin, Artan Gaçi si investitore strategjike te resorti në Himarë, si dhe hotel-sarajet, vreshtin 10 mijë m2 e punishten e pijeve në Leskovik./Pamfleti

Formulari/ Përse ministresha strategjike Olta Xhaçka e fsheh

olta xhaçka 3 martesa jashtë shqipërisë

Lini një Përgjigje