TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 09:18

Zjarri në katin e katërt të një pallati në Shkodër, asfiksohet një qytetar

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në katin e katërt të një pallati në

Një apartament në katin e katërt të pallatit në Shkodër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. 

Një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë të Shkodrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin.

shkoder zjarr pallat

Lini një Përgjigje