TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2023, 11:09

Goditi Berishën me grusht në fytyrë, shtyhet seanca për Gerti Shehun

Shkruar nga Pamfleti

Goditi Berishën me grusht në fytyrë, shtyhet seanca për

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën në 20 korrik për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali  Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE-së.

Shkak për shtyrje e seancës u bë mungesa e viktimës së veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik te Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës.

Bëhet me dije se gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.

Çfarë ndodhi?

Me nisjen e protestës së 6 dhjetorit, ish-kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë. Personi që goditi Berishën u ndalua menjëherë nga mbështetësit e tij të cilët e kanë rrahur. Qytetari u identifikua si Gerti Shehu i cili u shoqërua nga forcat policore. Më pas ai u drejtua për në Spitalin e Traumës. Pas sulmit protesta vijoi normalisht me fjalime në podium.

grusht berisha gerti shehu

Lini një Përgjigje