
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar arrestimet e fundit politike, tha se ka një arsye se pse që nga 2013 ka vetëm të arrestuar majtas dhe jo djathtas.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kjo ka ardhur për shkak se Rama në momentin që të tijët kapen me “presh në duar” i lëshon, ndërkohë që shtoi se e kundërta ndodh nga e djathta.
“Deri më sot duke nisur nga viti 2013 nuk kemi asnjë demokrat të arrestuar. A është kjo meritë, a është vlerë, a është se vetëm socialistë vjedhin, a është vlerë se kemi një drejtësi të pavarur, duhet ta gjykojnë njerëzit. Po është qartazi e dukshme se socialistët dhe Rama i lëshojnë njerëzit kur kapen me presh në dorë ndërsa demokratët s’i lëshojnë. Por e sigurt është që deri më sot qeveria nuk është bërë pengesë për arrestimin e ndonjë socialisti”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje