
Juristit Kreshnik Spahiu është shprehur se ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton vjen në Tiranë më 4 korrik si pasojë e balancës që ka ruajtur Shqipëria në krizat rajonale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se në Ballkanin Perëndimor, Tirana është absolutisht qyteti më i besueshëm për aleatët perëndimorë.
“Klinton shkon në Tiranë në mënyrë specifike për të dhënë mesazh për Kosovën dhe kush kupton nga politika e bën analizën vet, pse zgjedh Tiranën për të sjellë mesazhe për Kosovën, pse nuk zgjedh Beogradin dhe pse nuk zgjedh Prishtinën, por zgjedh pikërisht Tiranën. Pse nuk shkon në Kosovë këtë radhë dhe pse nuk shkon direkt në Prishtinë për të dhënë këtë mesazh. Unë nuk dua ta errësoj vizitën e Bill Klinton, por ta ndriçoj sa më shumë dhe sigurisht ta mbivlerësoj sepse meriton të mbivlerësohet”, u shpreh Spahiu.
Ai shtoi se Klinton do të vijë në Tiranë për të dhënë një mesazh për Kosovën, por nuk do të jetë në Prishtinë sepse kryeqyteti i Shqipërisë shihet si më i vlerësuari nga aleatët perëndimorë.
“Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve , të Kosovës”, u shpreh juristi.
Lini një Përgjigje