TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 21:46

"Ka fituar 44 milionë euro tenderë", Xama tregon si kompania e Nikolin Jakës 'përpiu' fondet publike

Shkruar nga Pamfleti
"Ka fituar 44 milionë euro tenderë", Xama tregon si kompania
Ola Xama

Gazetarja Ola Xama ka deklaruar  se kompania që ofronte ushqimin për studentët ka përfituar kontrata të shumta publike në spitale, reparte ushtarake dhe institucione arsimore

Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë kërkuan ndihmë mjekësore pas shfaqjes së simptomave të helmimit, pas konsumimit të drekës në ambientet e institucionit.

Xama tha se dyshimet lidhen me shërbimin e kateringut të ofruar nga kompania “Sori-Al”. Sipas saj, kjo kompani ka lidhje me kreun e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka.

Xama deklaroi se “Sori-Al” dhe kompania “AGS”, në pronësi të Alma Tafanit dhe me lidhje të mëparshme pronësie me Jakën, kanë përfituar rreth 44 milionë euro tendera publikë nga viti 2018 deri më sot.

Sipas të dhënave që ajo paraqiti, rreth 18.8 milionë euro kontrata lidhen me furnizimin me ushqim në spitale, ndërsa 12.2 milionë euro janë për Akademinë e Policisë dhe repartet ushtarake.

Ndërkohë, kompania “AGS” ka përfituar afërsisht 4 milionë euro tendera për furnizimin me ushqime në çerdhe dhe kopshte.

Xama tha se këto kompani kanë një peshë të konsiderueshme në tregun e tenderëve për ushqim dhe lavanderi në institucione publike, duke përllogaritur rreth një të katërtën e këtij tregu.

XamaKompania ‘Sori-Al’, së bashku me kompaninë AGS, që janë në pronësi të Alma Tafanit dhe më parë kanë pasur lidhje pronësie edhe me Nikolin Jakën, kanë përfituar nga viti 2018 deri më sot rreth 44 milionë euro tenderë në fushën e shpërndarjes së ushqimit dhe lavanderisë.

Rreth 18.8 milionë euro janë kontrata për ushqimin në spitale, ndërsa 12.2 milionë euro janë kontrata për Akademinë e Policisë dhe repartet ushtarake. Kompania tjetër, AGS, ka përfituar rreth 4 milionë euro tenderë për furnizimin me ushqime në çerdhe dhe kopshte.

Nëse flasim për tregun e tenderëve në spitale, reparte ushtarake, Akademinë e Sigurisë, çerdhe dhe kopshte, këto kompani zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut, rreth 25% të tij.

ola xama akademia e sigurise

Lini një Përgjigje