
Ditën e sotme u bë e ditur se 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë ishin helmuar pas vaktit të drekës së një dite më parë. Gazetarja Klodiana Lala, duke treguar detaje për të dhënat e para rreth kësaj ngjarje të rëndë, deklaroi se helmimi ka ndodhur pas kateringut që bëri kompania “Sori-Al” .
Lala tha se kjo kompani është e kreut të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Nikolin Jaka dhe se partnerja e tij, administratore e kompanisë nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime.
“Studentët janë paraqitur për simptoma të ngjashme me ato të helmimit. Ka pasur dyshime që mund të ishin helmuar nga konsumimi i drekës. Ka rezultuar se kompania Sori-Al kishte marrëveshje kateringu. Ka nisur hetimi dhe policia ka njoftuar institucionet. Njëri nga studentët ka pretenduar se kur ka ngrënë drekën, brokoli ka qenë i thartuar.
Është marrë i gjithë vakti i drekës. Zonja Alma Tafani është partnerja e zotit Nikolin Jaka. Kompania Sori-Al ka kontratë me Akademinë. Është bërë kontrolli i banesës së saj dhe ajo nuk është gjetur aty. Nuk është paraqitur në mënyrë të vullnetshme për të dhënë shpjegimet e veta. Problematika me sigurinë ushqimore është një ndër problematikat më të mëdha”, tha Lala.
Lini një Përgjigje