Policia e Tiranës ka publikuar masat e sigurisë për protestën e Partisë Demokratike që do të mbahet nesër në orën 19:00 para Kryeministrisë. Për shkak të tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit, duke nisur nga mbrëmja e sotme.
Policia e Tiranës ka njoftuar masat e sigurisë dhe kufizimet e qarkullimit në kuadër të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet nesër në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Policia bën me dije organizatorët e tubimit kanë bërë njoftimin pranë autoriteteve në përputhje me ligjin “Për tubimet”, ndërsa policia ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së protestës.
Në kuadër të këtyre masave, do të ketë bllokime dhe kufizime të lëvizjes në disa segmente rrugore të kryeqytetit, konkretisht:
-Nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.
-Nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 08.05.2026, në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
nga ora 23:45 e datës 07.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;
nga ora 15:00 e datës 08.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.
Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Lini një Përgjigje