TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 14:06

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, Hita: RENEA ka kryer disa kontrolle sot, autorët ende në kërkim!

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, Hita: RENEA ka kryer disa
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u pyet nga gazetarët lidhur me atentatin e ndodhur në Lezhë, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Ai deklaroi se autorët e ngjarjes vijojnë të jenë në kërkim, ndërsa bëri të ditur se gjatë ditës së sotme janë zhvilluar disa kontrolle nga forcat speciale RENEA.

“Policia që në momentet e para ka bërë një komunikim të drejtpërdrejtë. Hetimet kanë vijuar edhe sot në mëngjes kemi kryer disa kontrolle me forcat speciale  RENEA, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha Hita.

Lini një Përgjigje