TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 16:45

Ministria e Infrastrukturës apel qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba dhe pagesa!

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Infrastrukturës apel qytetarëve: Kujdes nga mesazhet
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj disa mesazheve mashtruese që po qarkullojnë së fundmi në emër të këtij institucioni dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, MIE bën me dije se qytetarëve po u dërgohen SMS që përmbajnë linqe të dyshimta lidhur me “gjoba” apo pagesa të ndryshme.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve të mos klikojnë asnjë link të tillë, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të fshijnë menjëherë mesazhet e dyshimta.

Në reagimin e saj, MIE rikujton se faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me domenin “.gov.al” dhe për çdo verifikim qytetarët duhet të përdorin vetëm kanalet zyrtare, si platforma e-Albania.

“Ditët e fundit, po qarkullojnë mesazhe mashtruese në emër të MIE dhe DPSHTRR. Këto SMS që mbërrijnë në telefonat e qytetarëve përmbajnë linqe të dyshimta për ‘gjoba’ apo pagesa. Tregoni kujdes!”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

MIE u ka kërkuar qytetarëve që ta shpërndajnë njoftimin për të informuar edhe persona të tjerë mbi këtë skemë mashtrimi.

Ministria e Infrastrukturës apel qytetarëve: Kujdes nga mesazhet

ministria e infrastrukturës mesazhet mashtruese

Lini një Përgjigje