TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2026, 21:33

Skandali i helmimit, Sokol Bregu: Arratisja e Alma Tafanit, konfirmon se fajin e ka “Sori-Al”

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i helmimit, Sokol Bregu: Arratisja e Alma Tafanit, konfirmon se fajin e
Sokol Bregu- Alma Tafani

Gazetari Sokol Bregu duke komentuar ngjarjen e rëndë të helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, u shpreh se largimi i administratores së kompanisë “Sori-Al”, Alma Tafani, për t’i shpëtuar masës së ndalimit tregon se është indirekt fajtore.

Sipas tij, siguria ushqimore në Shqipëria lë shumë për të dëshiruar.

Fakti që zonja i fshihet drejtësisë dhe marrjes në pyetje pranon në mënyrë indirekte që është fajtore. Janë fëmijë dreqi e mori. Janë 19-20 vjeç. Ajo që kam vënë re është se kateringu është ajo ku niset. Një pjesë e madhe e oligarkëve rusë e kanë nisur me kateringun. Paraja është e madhe. Ushqimi i spitaleve p.sh. na ka ndodhur disa herë dhe kishim 2-3 raste.

Kjo është e gjitha në vazhdën e sigurisë ushqimore që është zero. AKU që kur është krijuar është një vatër e madhe korrupsioni. Nuk ka krijuar ndonjëherë ndonjë histori suksesi.

Shqipëria është rekord. Nuk i pranohet asnjë ushqim në vendet e BE. në Serbi nuk i lejohet, në Maqedoni jo e jo. Ia bllokojnë të gjitha”, tha Bregu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

 

helmim alma tafani akademia e sigurise

Lini një Përgjigje