TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 12:18

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, zgjaten hetimet për 3 muaj

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, zgjaten hetimet për 3 muaj
Gentian Gjyli

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në 24 prill në SPAK, pasi do ti komunikohet zgjatja e hetimeve për tre muaj të tjerë.  

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për dosjen e Tunelit të Llogarasë.

Për këtë, është njoftuar edhe ish-zv kryeministrja Belinda Balluku.

Ish-numri dy i qeverisë është nën hetim për këtë dosje për shkelje të barazisë në tendera, teksa ndodhet nën hetim për shtatë lotet e Unazës së Madhe.

Zgjatja e hetimeve, përpos se Ballukut, iu është komunikuar edhe ish-vartësve të saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.

SPAK ka argumentuar se shtyrja e afateve të hetimit, bëhet për shkak, se kryerja e ekspertizave në kuadër të hetimit merr kohë.

Gjyli është aktualisht në “arrest shtëpie” nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe gjatë kohës që është zhvilluar prokurimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

gentian gjyli spak zgjaten hetimet për 3 muaj

Lini një Përgjigje